Franca shpalos planet për të luftuar efektin serë
Paris, 29 korrik - Ekspertët thonë se deri nga viti 2050, tre të katërtat e popullsisë së botës mund të jenë zhvendosur nëpër qytete. Deri atëherë, ndryshimet klimatike po ashtu mund ta kenë bërë planetin edhe më të nxehtë.
Një konferencë e Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në dhjetor, synon të dalë me një marrëveshje ambicioze për të luftuar gazet që krijojnë efektin serë dhe për pasojë sjellin ngrohjen globale.
Por shumë qeveri lokale nuk po presin, dhe kanë hartuar planet e veta të veprimit për klimën. Ky është edhe rasti i kryeqytetit të Francës, Parisit, i cili është në qendër të vëmendjes si vendi organizator i takimit.
Një tjetër ditë e nxehtë në Paris. Kjo verë ka shënuar temperatura të larta në të gjithë Evropën, ndërsa Parisi ka shënuar ditën më të nxehtë ndonjëherë në korrik.
Shkencëtarët thonë se temperaturat do të jenë edhe më të larta në vitet që vijnë me një mot ekstrem si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Është një e ardhme ndaj së cilës po luftojnë zyrtarët e qytetit, si nën kryetari i bashkisë Patrick Klugman,.
Klima në Paris, ashtu si dhe qytete të tjera të mëdha në botë, po ndryshon. Po përgatitemi të përballemi me stuhitë e borës, përmbytjet dhe gjera të tjera që nuk i kemi provuar.
Sikurse edhe qytetet e tjera në rritje, Parisi ka hartuar një plan veprimi për shkurtimin e ndotjeve nga gazet.
Qytetet janë vatrat e problemeve dhe zgjidhjeve. Deri tani jemi epiqendra e problemeve me çlirimin e gazeve dhe përqëndrimin e shumë formave të ndotjes që dëmtojnë klimën.
Nevoja për zgjidhje po e kthen Parisin në një qendër të madhe ndërtimi për transformimin e infrastrukturës, krijimin e lagjeve të gjelbra, mënyrave të reja të transportit dhe krijimin e më shumë parqeve.
Prizianëve u pëlqen ideja për makina elektrike dhe biçikleta ndërsa motoçikletat elektrike do të vijmë më vonë.
Programi i biçikletave është mjaft i volitshëm për Lamine Camara i cili lëviz në qytet me mjaft lehtësi.
Nuk jam ambjentalist por përpiqem të jap ndihmesën time.
Charlotte Izard punon në një ndërtesë me ndotje të pakta jashtë qytetit. Eksperte për klimën me shoqatën mjedisore Rrjeti i Veprimit për Klimën, ajo mendon se plani i Parisit është i mirë, por po ecën ngadalë.
Mund të bëhet më shumë por kanë ambicje dhe synime të mira. Shpresojmë që të arrihen synimet por ka shumë punë që të arrihen ato.
Shoferët mendojnë se gjëra po ecin me shumë shpejtësi. Korsitë e makinave po zhduken. Një grup i quajtur 40 milionë shoferë po lufton për mbajtjen e korsive të hapura.
Por retorikat ndaj çështjeve si temperatura, po shtohen. Anketat ende tregojnë se parizianët e mbështesin planin e qytetit për klimën. Ata pajtohen se koha për veprim është tani.