Franca në krye të listës së vendeve prodhuese të energjisë nukleare
Paris, 26 janar - Franca ndodhet në krye të listës së vendeve prodhuese të energjisë nukleare.
Sipas një studimi të kryer nga kanali televiziv francez France 3, bëhet e ditur se 76% e nevojave të vendit për energji elektrike plotësohen me centralet nukleare.
Në mes tjerash thuhet se 16% e këtyre nevojave plotësohen nga burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe 6% nga centralet termike.
Numri i punonjësve në centralet bërthamore në Francë arrin në 220 mijë punëtorë, ndërkaq xhiroja vjetore e këtyre centraleve është rreth 46 miliardë euro.
Centralet nukleare të energjisë elektrike janë sektori i tretë më i madh i ekonomisë së vendit pas industrisë hapësinore dhe asaj automobilistike.
Pas reagimeve ndaj centraleve nukleare të energjisë elektrike dhe presioneve për mbylljen e centraleve të vjetra që shfaqen viteve të fundit, socialistët në pushtet premtuan uljen deri në 50% të pjesës së përgjithshme të prodhimit të energjisë elektrike të centraleve nukleare deri në vitin 2025.