Franca instaloi rrugën e parë diellore në botë
Paris, 24 dhjetor - Rruga e parë diellore në botë është ndërtuar në Francën veriore.
Rruga prej 1 kilometër, e shtrirë në një fshat të Normandisë është përbërë nga 2800 metra katror panele fotovoltaike.
Kur rruga lidhet me rrjetin e energjisë, pritet të çlirojë energji të mjaftueshme për të ndriquar rreth 5 mijë shtëpi.
Qeveria franceze ka plane për të ndërtuar një rrugë prej një mijë kilometra me panelet fotovoltaike, në 5 vitet e ardhshme.