26 Dhjetor 2024

Franca dhe Italia mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 17 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar takime të ndara me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet  dhe Ambasadorin e Italisë Andreas Ferrarese, me të cilët ka diskutuar zhvillimet aktuale ekonomike dhe mundësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Ismajli ka falënderuar diplomatët e këtyre dy vendeve për ndihmën që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës, e veçanërisht në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa i ka njoftuar ata për angazhimet e MZHE-së në këtë drejtim.

Kreu i MZHE-së ka ritheksuar interesimin e institucioneve të Kosovës për krijimin e  mekanizmave të përbashkët të tërheqjes së investimeve të huaja, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ministri Ismajli ka vënë në dukje se ndër prioritetet e MZHE-së janë edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike si parakusht për zhvillim ekonomik dhe ekonomizimin e resurseve energjetike të Kosovës si dhe rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtritshme.

Ismajli nënvizoi se edhe sektorët si energjia, minierat, teknologjia informative etj,  janë sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe si rrjedhim Qeveria u jep prioritet zhvillimit të tyre.

Nga ana tyre, diplomatët Daviet dhe Ferrarese kanë ritheksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së synimeve të saj në zhvillimin ekonomik, ndërsa  kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)