26 Dhjetor 2024

Forumi ekonomik botëror nxit reformën energjetike

Davos, 11 dhjetor - Forumi Ekonomik Botëror publikoi të mërkurën raportin mbi efikasitetin e shfrytëzimit të energjisë, duke nxitur ekonomitë e reja të kryejnë reformën në energjetikë, për të ngritur aftësinë konkurruese ekonomike.

Sipas raportit, Suedia, Norvegjia dhe Franca janë vendet e para në shfrytëzimin e energjisë në mënyrë të efektshme, ndërsa SHBA-ja renditet në vendin e 37-të.

Raporti vë në dukje se Kina po merr masa të shpejta për zgjidhjen e çeshtjes së ndotjes së ajrit, si dhe për të përmbushur kërkesat për energji në të ardhmen, duke përdorur më shumë energji të përtëritshme .

Ekspertë të Forumit Ekonomik Botëror kanë theksuar se elemente të ndryshme po ndikojnë vazhdimisht në sistemin energjetik global, ndaj në këto kushte ekonomitë duhet të konkretizojnë reformën e efektshme në energjetikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)