27 Dhjetor 2024

Formohet së shpejti Asambleja Parlamentare e Komunitetit të Energjisë

Bruksel, 7 maj - Përfaqësuesit e Parlamenteve të vendeve nënshkruese të Traktatit të Energjisë për Evropën Juglindore u pajtuan të enjten në Bruksel që të formohet Asambleja Parlamentare e palëve nënshkruese të Traktatit.

“Roli i Asamblesë Parlamentare te Komunitetit të Energjisë do jetë në mbikëqyrjen e reformave të politikave energjetike në vendet respektive si dhe harmonizimi i legjislacionit në rajonal me atë të BE”, ka thënë deputeti I Kuvendit të Kosovës, Besim Beqaj i cili në emër të Kuvendit të Kosovës mori pjesë në këtë takim.

Në këtë takim Beqaj ka prezantuar progresin e arritur në reformën e sektorit energjetik në Kosovë dhe ka kërkuar që roli i Sekretariatit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. të forcohet në ndërmjetësimin e kontesteve në mes të palëve kontraktuese.

Ndryshe Traktati i Komunitetit të Energjisë është institucion i Unionit Evropian dhe nga palët kontraktuese kërkon që të zbatojnë pjesë të rëndësishme të acquis communautaire, ofron mundësi për krijimin e një tregu të vetëm të energjisë dhe mekanizmin për operim e tregjeve të energjive që përcillen nëpërmjet

Ai gjithashtu themelon edhe institucionet e Komunitetit të Energjisë, si dhe procesin e vendimmarrjes. Pas procesit të miratimit dhe shpalljes, Traktati hyri në fuqi më 1 Korrik 2006.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)