27 Dhjetor 2024

FMN të shpërblejë Greqinë, nëse ajo tërhiqet nga “Rrjedha Turke”

Athinë, 4 qershor - Gal Luft, këshilltar i lartë i sigurisë energjetike të SHBA-ve, ka theksuar se Washingtoni pret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ta shpërblyer Greqinë nëse ky vend tërhiqet nga “Rrjedha Turke”.

\"SHBA, në rast se Greqia tërhiqet nga ‘Rrjedha Turke’, e cila është në interes të Moskës, nga FMN-ja pret për ta shpërblyer Greqinë\", tha Luft, për Anadolu Agency (AA)

Sipas tij, SHBA në vend të “Rrjedhës Turke” do ti përkushtohen përfundimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), i cili përmes Greqisë shpërndan gazin nga Azerbajxhani në Evropë.

Dr. Slawomir Raszewski, studiues në Qendrën për Sigurinë Energjetike të Evropës, me seli në Londër, tha se më shumë është e mundur të ndërtohet TAP se sa “Rrjedha Turke”. Ai rikujtoi se ndërtimi i projekti energjetik TAP është në vijim.

Analisti gjithashtu beson se “Rrjedha Turke”, mbi të gjitha është një projekt politik.

\"Ende nuk janë të qarta detajet e ‘Rrjedhës Turke’ që është një projekt politik. Nuk e dimë se çfarë projekti do të jetë. TAP është projekti më i sigurt nga ‘Rrjedha Turke’. Ky është një projekt i cili tashmë ka filluar. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë duke u përkeqësuar, dhe arsyeja kryesore për mosmarrëveshjet e tyre është tregtia e energjisë\", tha Raszewski.

Ai vlerësoi se Rusisë në lidhje me rrjedhjen e tubacionit turk i nevojitet një vend në afërsi të Bashkimit Evropian.

Sipas mendimit të tij, Moska ushtron presion të fortë dhe të vazhdueshëm mbi vendet e tjera për të realizuar projektin e lartpërmendur.

Sipas tij, do të jetë shumë e vështirë për Evropën që të ul vartësinë e saj nga gazi rus.

Ndërtimin e mundshëm të “Rrjedhës Turke” në mes të shkurtit, e paralajmëroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite të kryeministrit hungarez Orban.

Turqia, Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Hungaria do të formojnë grupin e ekspertëve nga sektori i energjisë, për të krijuar studim fizibilitetit për realizimin e tubacionit të “Rrjedhës Turke”, u vendos pas mbledhjes së parë të ministrave të Jashtëm të pesë vendeve në Budapest në prill të këtij viti.

Ndërkohë, me rekomandimin e Komisionit Europian, Bullgaria dhe Serbia në fund të vitit të kaluar kanë ndalur punimet në tubacion tjetër rus – “Rrjedha e Jugut”.

Është vlerësuar se kapaciteti i “Rrjedhës Turke” duhet të jetë i ngjashëm me atë të “Rrjedhës së Jugut” - 63 miliardë metra kub gaz në vit.

Sipas projektit të planifikuar, “Rrjedha Turke” në drejtim i Rusisë, përmes Detit të Zi, kalon nëpër pjesën evropiane të Turqisë, duke vazhduar përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë në Hungari, nga ku do të degëzohej në vendet tjera evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)