29 Dhjetor 2024

FIQ përfundon mbjelljen e pemëve në Shkabaj

Prishtinë, 10 dhjetor - Në kuadër të “Javës së Energjisë së Qëndrueshme”, Forumi për Iniciativa Qytetare,organizoi në Obiliq dhe Shkabaj kampanjën “Dhuro pemën tënde – Jepi jetë një komuniteti”.

Kjo kompanjë qëllimin kryesor e kishte promovimin e mjedisit të shëndetshëm për qytetarët e rajonit të Obiliqit dhe ofrimin e mbështetjes simbolike, vecanërisht për komunitetin e zhvendosur në Hade të Re/Shkabaj. Ky process ka filluar në vitin 2004, e banorët ende vazhdojnë të jetojnë të zhvendosur ose banojnë me qera.

Lulet e mbjella ishin të gjitha dhurim i individëve, bizneseve, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile. Kampanja për mbledhje fondesh do të vazhdoj deri në fund të muajit Shtator, dhe ato para të mbledhura do përdoren për blerjen e pemëve dhe drunjëve të cilat do të mbillen në muajin Tetor 2015.

Tre kontribuuesit më të mëdhenj të kësaj kampanje ishin: Banka KEP;Lulishte “Parajsa” dhe Komuna e Obiliqit 
 
Nëpërmjet këtij aksioni, Forumit për Iniciativa Qytetare – i bën thirrje institucioneve publike për zgjidhjen e problemit të banorëve të zhvendosur të Hades qysh prej vitit 2004 me qëllim hapjen rrugë të mihjeve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova e Re.

Procesi i zhvendosjes së detyrueshme prej Hades jo vetëm që nuk ka sjellë zhvillim në komunitetin e Hades dhe të  Obiliqit, por përkundrazi ka afektuar një numër të madh qytetarësh (1000 deri në 7000 qytetarë të Komunës së Obiliqit) duke rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në këtë komunë, duke manipuluar me pasuritë private të qytetarëve të Hades dhe duke dështuar në plotësimin e standarteve ndërkombëtare për zhvendosje të detyrueshme të Bankës Botërore.

Mobilizimi i të gjithë dhuruesve të pemëve për lagjen e re të Shkabaj në komunën e Obiliqit është një symbol bashkëpunimi dhe solidariteti me qytetarët e zhvendosur prej Hades.

FIQ falenderon të gjithë kontribuesit, që e përkrahën këtë fushatë dhe u solidarizuan me një  komunitet të harruar dhe të nëpërkëmbur prej të gjitha institucioneve për një dekadë!


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)