22 Dhjetor 2024

Fillon punën Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”

Prishtinë, 7  korrik - Bazuar në vendimin e Qeverisë mbi ri-konfigurimin e strukturës së Komitetit Drejtues të Projektit (KDP) për ndërtimin e termocentralit të ri dhe pas marrjes të pëlqimit nga Banka Botërore për strukturën e re, është mbajtur takimi i parë i komitetit me përbërje të re.

KDP-së përbëhet nga MZHE (Kryesues), dhe anëtarët nga MF, MMPH, MPMS, MTI, ZKM, ZRRE, KPMM  dhe vëzhgues nga KEK, KOSTT, Banka Botërore, KE, USAID, KfW, ZCN.

Gjatë takimin është prezantuar struktura e projektit ashtu siç qëndron në draft Kërkesën për Propozime, statusi aktual i projektit si dhe sfidat kryesore për realizim me sukses të këtij projekti. Sfida kryesore është finalizimi i dokumentacionit të tenderit duke konsideruar komentet e investitorëve, harmonizimin me procesin e privatizimit të distribucionit dhe furnizimit, dhe fillimin e procesit për sigurimin e mbështetjes nga Institucionet Ndërkombëtare Financiare për transaksion.

Takimi i radhës do të mbahet për dy javë ku pritet të diskutohet rreth komenteve të investitorëve dhe angazhimit të këshilltarëve të transaksionit me kushte të rishikuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)