22 Dhjetor 2024

Fillon publikimi në baza mujore të Statistikave të Energjisë

Prishtinë, 25 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) fillon publikimin në baza mujore të Statistikave të Energjisë. Ky është publikimi i parë për muajin referues janar 2022. 

Në muajin janar 2022, prodhimi bruto nga: termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.43 GWh; hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.35 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.24 GWh.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 869.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 536.21 GWh, ose 4.52% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.6%.

Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në janar 2022 ishte 412.44 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 111.04 GWh.

Prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë ton, ose rreth 26.88% më shumë sesa në muajin i njëjtë të vitit paraprak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)