Fillon ngritja e temperaturave
Prishtinë, 23 maj - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e martë e deri të enjten vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius, njofton IHK.