Fillon konferenca e klimës e OKB-së
Marrakesh, 8 nëntor - Dje nisi në Marrakesh të Marokut sesioni i 22-të i Konferencës së Palëve (COP22), në kuadër të Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimin e Klimës.
Gjatë sesionit, që do të vazhdojë deri më 18 nëntor, delegatët do të diskutojnë lidhur me hollësitë për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimin e klimës të vitit të kaluar, si hartimi i rregullave mbi mënyrën e matjes dhe të njoftimit të lëshimit të gazit, si dhe kontributet financiare për të ndihmuar vendet e varfëra në përballimin e ndryshimit të klimës.
Mbi 50 mijë veta pritet të marrin pjesë në COP22, duke përfshirë rreth 20 mijë delegatë dhe mbi 70 kryetarë shtetesh e qeverish.
Bisedimet nisën vetëm një ditë pasi 100 palë nënshkruan zyrtarisht Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimin e klimës.