Fillon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj
Prishtinë, 2 tetor - Përkundër thirrjeve të vazhdueshme drejtuar konsumatorëve borxhlinj, që ti paguajnë faturat e ngrohjes, që nga paslufta e deri më tani afro 12.500 konsumator i kanë borxh Termokosit afro 17 milion euro.
Në përpjekje për të ngritur shkallën e inkasimit, pasi që të gjithë konsumatorët borxhlinj paraprakisht janë njoftuar me shkrim për pagesën e borxheve dhe pasi që janë respektuar afatet ligjore të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Termokos, nesër e mërkurë (03.10.2012) duke filluar nga ora 11.00 do të fillojë me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj.
Aksioni për fillimin e shkyçjeve do të fillojë nga lagjja Ulpiana.