27 Dhjetor 2024

Fillon aksioni për pastrimin e Prizrenit

Prizren, 8 gusht - Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme nga fusha e mjedisit do të nisë fushatën vetëdijesuese dhe aksionin për pastrim vullnetar të komunës së Prizrenit.

Për shkak të problemit të vazhduar dhe bllokimit të procesit për kontraktim të kompanive për pastrim të qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike nga sot do të fillojë me aksionin dhe fushatën vetëdijesuese për pastrimin e komunës së Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni, për 3 ditë rresht do të bëhet largimi i pikave ilegale, pastrimi, fshierja dhe kositja në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Lidhur me këtë iniciativë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dje organizoi një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme, të cilët shprehën vullnetin për t’iu bashkangjitur kësaj fushate.

Komuna ka ftuar të gjithë qytetarët që në mënyrë vullnetare t’iu bashkangjiten kësaj fushate dhe të japin kontributin e tyre për pastrimin e hapësirave para shtëpive të tyre.

Ky aksion do të fillojë në ora 11:00 nga objekti i Administratës Komunale dhe do të realizohet në 20 lokacione të ndryshme gjatë 3 ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)