Fëmijët e Obiliqit festojnë bashke me KEK-un
Si rrjedhim, dje dhe sot, KEK sh.a. ka vazhduar traditën shumë vjeçare, me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët dhe nxënësit e komunës se Obiliqit.
Në këtë rast, në koordinim me autoritetet komunale të arsimit, punëtoret e KEK-ut kanë sjell gëzim dhe atmosferë festive të fundvitit për më tepër se 310 fëmijët e ciklit të ultë mësimore në shkollat fillore të fshatrave në Hade, Lajthishtë, Dardhishtë, Palaj , Plemetin dhe ne qytetin e Obiliqit te te dy komuniteteve, shqiptare dhe atyre pakicë.
Me këtë rast, fëmijët kishin përgatitur programe me vjersha dhe këngë duke qenë shumë të ngazëllyer teksa pranonin dhuratat.
Te gjithë pedagogët si dhe prindërit e fëmijëve, kanë mirëpritur këtë gjest te gëzimit që u është sjellë nxënësve në këtë fundvit, si dhe kanë shprehur falënderimin për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon korporata posaçërisht në projektet që kanë synim mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj tyre.
Pas përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve disa vjeçare mjedisore, fal të cilave Obiliqi ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme rangimin në listën e zonave në nivel të Kosovës për sa i përket pastërtisë së mjedisit. Si hap i ardhshëm, duke zbatuar si strategji të veten prodhimin miqësor ndaj ambientit, KEK është duke u angazhuar në investimet infrastrukturore të përbashkëta me Komunën në projekte të përkrahjes ndaj komunitetit.
Të gjitha këto investime, efektet e së cilave tashmë filluan të shihen, si synim përfundimtar kanë përmirësimin e kushteve të jetës së banorëve përreth.