23 Dhjetor 2024

Falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për muajt mars – prill

Prishtinë, 3 dhjetor - Ngrohtorja e qyteti të Prishtinë Termokoso ka deklaruar se situata me pandeminë ka shkaktuar vështirësi shumë të mëdha financiare në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit, NP “Termokos” SH.A ka vendosur të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për periudhën mars - prill 2020 të gjitha subjekteve afariste, që me vendim qeveritar nuk kanë pasur leje të punojnë.

Për shkak të masave qeveritare për luftimin e pandemisë, një numër shumë i madh i bizneseve e veprimtarive ekonomike nuk e kanë pasur të lejuar të punojnë e për rrjedhojë nuk e kanë shfrytëzuar ngrohjen qendrore për muajt mars dhe prill.  

Komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka analizuar kërkesat dhe mundësitë e reagimit.

Në të njëjtën mbledhje është marrë vendimi, që t’u falen borxhet e shërbimit të ngrohjes secilit biznes, që sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës, nuk e ka pasur të lejuar të punojë.

Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ato subjekte afariste, të cilat, sipas vendimit qeveritar, e kanë pasur të lejuar operimin.

Bizneset që kanë kryer pagesën për këtë periudhë (mars-prill 2020), do të kompensohen me vlerën e njëjtë të këtyre faturave për muajt në vijim, ose shuma e tillë do t’u zbritet nga borxhi total i klientit.

Falja e borxheve sipas Termokos do të bëhet në mënyrë automatike nga administrata e ndërmarrjes, prandaj konsumatorët nuk do të kenë nevojë për aplikim.

 NP “Termokos” SH.A do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve, duke u munduar që të sigurojë shërbime sa më cilësore. Shpresojmë që ta tejkalojmë bashkërisht sa më lehtë këtë situatë ekonomike e sociale, e cila nuk ka qenë e lehtë as për operimin e ndërmarrjes tonë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)