Evropës i duhen 185 miliardë metra kub gaz
Moskë, 27 nëntor - Gazprom\" llogariti se kërkesat e Evropës për gaz të importuar do të rriten deri në 145 miliardë metra kub deri në vitin 2025, ndërkohë që deri në vitin 2035 - në 185 miliardë metra kub.
Për këtë njoftoi Nënkryetari i koncernit, Aleksandër Medvediev.
Sipas fjalëve të Aleksandër Medvediev, Evropën e pret një rënie e prodhimit në vendburimet e veta të gazit si dhe një rritje e njëkohshme e kërkesës për karburant.
Nënkryetari i \"Gazprom\" është i bindur se në tregun evropian do të mbetet një vend për kompaninë ruse, pasi vendburimet shiste argjilore do të jenë jofitimprurëse, ndërkohë që gazi i lëngshëm do të dërgohet në tregun aziatik.