Evropa mund të përballet me një mungesë të gazit këtë dimër
Bruksel, 17 qershor - Evropa mund të përballet me një mungesë të gazit këtë dimër, paralajmëroi, komisioneri evropian i Energjisë, Guenther Oettinger, pas deklarimit se Moska kishte bllokuar livirmin e gazit drejt Ukrainës.
Javët që vijnë nuk do të jenë problematike, ne do të marrim volumin e përhershëm të gazit, por nëse Ukraina përdor rezervat stok në territorin e saj atëherë ne do të kemi problem nëse do të ketë një dimër të egër, deklaroi Ottinger.
Gazi stok në Ukrainë shërben kryesisht për të garantuar tanzitimin e gazit pa ndërprerje. Ato krijohen gjatë muajve të verës. Por nëse Ukraina i përdor ato në muajt në vijim për konsumin e saj të brendshëm, ky burim mund ti mungojë BE-së në dimrin që vjen.
Rusia ekzekutoi sot kërcënimin e saj dhe vendosi të ndërpresë gazin për Ukrainën pas dështimit të negociatave, duke rrezikuar që të prekë Evropën dhe të përkeqësojë gjendjen në konfliktin më të ashpër që ka prekur kontinentin që nga fundi i Luftës së Ftohtë.