Eurostat: 10,3 për qind konsumi i energjisë së rinovueshme
Bruksel, 14 korrik - Energjitë e rinovueshme në vitin 2008 përfaqësuan 10.3 për qind të totalit të konsumit energjetik në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Eurostat, instituti evropian i statistikave.
Eurostat kujton se objektivi për vitin 2020 në BE është përdorimi i energjisë së rinovueshme në nivelin 20 për qind.
Konsumi më i lartë i energjisë së rinovueshme u regjistrua në Suedi (44.4%), në Finlandë (30.5%), Letoni (29.9%) dhe Austri (28.5%). Ndërsa konsumi më i ulët u regjistrua në Maltë (0.2%), Luksemburg (2.1%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (2.2%).
Megjithatë, nga viti 2006 deri në vitin 2008 të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë shënuar një rritje të konsumit total.