Europës i nevojiten një bilion euro për zgjerimin e rrjetit energjetik
Bruksel, 11 nëntor - Komisioneri i BE -së për energjinë Günther Oettinger ka kërkuar nga shtetet anëtare një bilion euro për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukurës energjitike.
Ka nevojë për investime masive, tha Oettinger gjatë prezantimit të strategjisë së tij për energjinë deri në vitin 2020.
Mjetet financiare janë të nevojshme për të arritur synimet e BE-së për efikasitet të lartë të energjisë dhe të një pjese të energjisë së ripërtëritshme prej 20 për qind deri në vitin 2020, tha komisioneri gjerman.
Oettinger dëshiron të paraqesë në fillim të vitit projektligjet me qëllim që të arrihen kursime më të larta të energjisë.
Ndër të tjera ai dëshiron ta bëjë efikasitetin e energjisë si kriter të detyruar në konkurimet publike për ndërtesat. Por në to do të përfshihen edhe shtëpitë private dhe komunikacioni.