23 Dhjetor 2024

Energjia e vjedhur kap shifren prej 50 milionë euro

Prishtinë, 30 prill - Rreth 50 milionë euro, llogaritet të jetë vlera e energjisë që ka humbur, dhe është vjedhur nga konsumatorët gjatë vitit që lamë pas. Por, përkundër rënieve të vazhdueshme të humbjeve dhe vjedhjeve, sasia e energjisë që humb dhe vidhet në rrjetin e KEK-ut s vazhdon të jetë tejet i lartë.

Sipas raportit të ZRREsë për vitin 2012 thuhet se humbjet e përgjithshme gjatë vitit që lamë pas kanë qenë 1750 gigavatë orë energji, apo 36.69 për qind e energjisë së futur në shpërndarje, ndërsa në vitin 2011 humbjet kanë qenë 1.786 gigavatë orë energji apo 38.15 për qind.

Sipas ZRRE-së me gjithë zvogëlimin e vazhdueshëm të humbjeve, humbjet e përgjithshme të energjisë elektrike në shpërndarje mbesin ende mjaft të larta dhe nuk janë arritur caqet e përcaktuar nga ZRRE për vitin 2012.

Sipas raportit të ZRRE-së, shihet se distrikti i Mitrovicës prin për nga sasia e humbur dhe e vjedhur e energjisë elektrike, shkruan Zëri.

Gjatë vitit 2012 hiç më pak se 61.25 për qind e energjisë së futur në rrjet ka humbur, apo është vjedhur nga konsumatorët e papërgjegjshëm. Pas Mitrovicës për nga sasia e humbjeve prin Peja me 38.47 për qind, Gjakova me 37.72 për qind, Ferizaj me 32.91 për qind, distrikti i Prishtinës 31.98 për qind dhe Gjilani me 22.71 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)