Energjia e prodhuar nga ushtrime fizike më biçikletë
SHBA, 16 shtator - Njerëzit që ngasin një tip të ri biçiklete mund të gjenerojnë energji elektrike për palestrën ku sërtviten, ndërkohë që djegin kalori. Kjo teknologji i ndihmon klubet e fizkulturës të kursejnë para dhe të nxisin frekuentuesit të shtojnë intensitetin e ushtrimeve.
Në një nga klubet sportive të Uashingtonit pjesëmarrësit stërviten duke shtuar shpejtësinë e ngarjes së biçikletës nën komandën e instruktores. Xhillian Kuni, e cila u bë anëtare e klubit katër vjet më parë thotë se i pëlqen kjo lloj fizkulture në grup që është disi e ndryshme.
\"Mendoj se është më ikurajuese. Nuk do të thosha që është më e vështirë por është patjetër më sfiduese. Përpiqem të shtoj shpejtësinë nga një nivel në tjetrin.
Biçikletat e klubit u pajisën kohët e fundit me të ashtuquajturën teknologji të revolucionit të gjelbër që e kthen çdo biçikletë në një gjenerator të energjisë elektrike. Teknologjia e re bën që çiklistët të gjenerojë energji me çdo lëvizje të pedaleve. Majk Kernin punon në kompaninë Green Revolution, revolucioni i gjelbër, me zyrat qendrore në shtetin Connecticut.
\"Ne instalojmë nga një gjenerator në çdo biçikletë të studios së çiklizimit. Ndërsa anëtarët e klubit bëjnë fizkulturë energjia që gjenerohet nga biçikletat akumulohet dhe transformohet në energji të pastër për tu përdorur si burim energjie për klubin e fizkulturës.
Në një orë fizkulturë, në vetvete asnjë nga këto biçikleta nuk prodhon ndonjë sasi të madhe energjie. Por Curnyn thotë se po të mbledhësh energjinë që prodhojnë të gjitha ato të marra sëbashku, sasia e prodhuar është e konsiderueshme.
\"Çdo person ka mundësinë të gjenerojë rreth 100 vat në një orë stërvitje, kështu nëse ke 25 njerëz në klasë, përfton 2 deri në 3 kilovat energji elektrike. Kjo është e mjaftueshme për ndriçmin e një palestre të madhe ose për të furnizuar sistemin e ajrit të kondicionuar për të freskuar klubin.
Jo vetëm që në këtë mënyrë ndihmohet klubi të kursejë para, por kjo stimulon edhe anëtarët e klubit të bëjë fizkulturë edhe më intensivisht.
\"Më pëlqen një gjë e tillë, se ndërkohë që vi këtu për fizkulturë, ndihmoj edhe për të prodhuar energji e për të ulur koston e energjisë që i duhet klubit, thote Xhilian.
Instalimi i parë i kompanisë Revolucioni i Gjelbër u bë një vit e gjysmë më parë. Tani ata kanë bërë instalime në 60 objekte në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Kompania thotë se po provon mënyra për ta aplikuar këtë teknologji në lloje të tjera pajisjesh të klubeve të fizkulturës.