23 Dhjetor 2024

Energjia e natyrore, treg pak i shfrytëzuar në Shqipëri

Tiranë, 22 qershor - Edhe pse Shqipëria vend me rezerva të mëdha natyrore të ndryshme për prodhim të energjisë elektrike, bizneset vendase dhe të huaja ende nuk i janë drejtuar me të njëjtin intensitet burimeve të rinovueshme.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), direktivat e BE-së për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë janë përfshirë në p/ligjin e ri “Për burimet e rinovueshme të energjisë”, i cili pritet të kalojë për diskutim dhe miratim në Kuvend.

Ky p/ligj synon rregullat e përbashkëta për krijimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë, promovimin e prodhimit dhe konsumit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Në këtë kuadër të ri ligjor janë pasqyruar kombinimi i politikave në eficencën e energjisë dhe energjive të rinovueshme si pjesë e strategjisë së energjisë, që kanë për objektiv një zhvillim të qëndrueshëm të energjisë përmes nxitjes së vijueshme të zhvillimit të energjisë së rinovueshme nga hidrocentralet, biomasa, era, gjeotermalet, etj.

Potenciali i Hidrocentraleve përfshin ndërtimin e HEC-eve të reja si kapacitete për të ardhmen e afërt, si ato në lumin Drin me Skavica I-80 MW; Skavica II-80 MW, në lumin Vjosa ku parashikohen 9 HEC-e të mesëm dhe të medhenj me kapacitet total të instaluar 385 MW bashkë me HEC-in e Kalivaçit dhe në lumin Devoll me HEC-e të mesme dhe të mëdhenj me një kapacitet total të instaluar prej 270 MW.

Potenciali diellor në Shqipëri konsiderohet i madh pasi klima mesdhetare krijon kushtet për prodhimin ekonomik të ujit të ngrohtë për qëllime sanitare prodhuar nga panelet diellore dhe mundësi të mira për investime në fushën e energjisë djellore.

Disa kompani kanë përgatitur dokumentacionet për investime në energjinë fotovoltaike për të përfituar nga një projekt i financuar nga PNUD-i.

Qeveria me ndihmën e PNUD-it përmes Pogramit \"Global Environment Facility\" ka nisur zbatimin e një projekti për transformimin e tregut të ngrohjes së ujit me faza deri në vitin 2020, ku parashikohet që nga kapaciteti instalues prej 75,000 m2 të paneleve diellore, të arrijë në një total prej 520,000 m2 .

Potenciali i energjisë së erës prej vitesh ka nisur të përdoret në zonat përgjatë bregut dhe në kreshtat e maleve, me erëra të forta në pjesën jugore të vendit, pasi ERE dhe METE kanë licencuar kompani të huaja për të zhvilluar këtë burim me kapacitet deri në 2000 MW.

Së fundi, AKBN dhe Banka Gjermane KfW kanë vendosur të përgatisin një hartë të re për të dhënë pasqyrim më të qartë të energjisë së erës në territorin e Shqipërisë.

Por ndërsa për këto potenciale kanë nisur investimet private, në Shqipëri ende nuk kanë nisur projekte për përdorimin e rezervave të Energjisë Gjeotermale, edhe pse burimet më të rëndësishme të eksploruara deri sot janë në Krujë, Ardenicë dhe Peshkopi.

Gjithashtu edhe potenciali i Energjisë së Biomasës nuk ka nisur të përdoret edhe pse vendi ka mundësi për përdorimin e pyjeve që zënë sipërfaqe të madhe të territorit me rezerva të energjisë. Në këtë potencial përfshihen biomasa nga agrikultura, mbetjet urbane dhe rurale, bimë të veçanta për prodhim energjie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)