Energjia diellore ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës
Bruksel, 11 qershor - Energjia diellore po ndihmon sistemin hekurudhor të Belgjikës, falë punës së një kompanie britanike.
Por mungesa e buxhetit nga ana e Britanisë së Madhe për energjinë alternative, ka të ngjarë që ta bëjë realitet këtë ide në një vend tjetër e jo në Angli.
16 mijë panele diellore janë instaluar përgjatë Brukselit e Amsterdamit, në një gjatësi prej 3 km e gjysëm - e para herë që kjo nismë realizohet në Europë. Energjia diellore e mbledhur prej tyre mund të prodhojë energji të mjaftueshme diellore për të mundësuar udhëtimin e 4000 udhëtimeve me tren çdo vit.
Ky projekt ka një kosto prej 23 milion dollarësh, dhe pasi projektuesit e panë se nuk mund të zbatohej në Britani, përzgjodhën Brukselin pasi dhe moti është thuajse i njëjtë në të dy vendet.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka shkurtuar buxhetet për energjinë e pastër çka nuk jep mundësinë që ky projekt të marrë jetë në këtë vend, pasi nuk hyn në projketet që hap vende pune, ndonëse ndihmon Britaninë të plotësojë standartet e enrgjisë së pastër.
Ministri britanik i Energjitikës thotë se ndonëse ky projekt nuk mund të gjejë zbatim në periudhën afatshkurtër, duhet që projekte të tilla të zbatohen dhe përshtaten për në shkallë të gjerë.