Energjia bërthamore protestohet në Gjermani dhe Itali
Berlin, 28 mars - Mijëra protestues në Gjermani, duke tërhequr vëmendjen në tragjedinë bërthamore të përjetuar në Japoni, organizuan demonstrata në Kryeqytetin Berlin për të protestuar politikat e qeverisë në lidhje me energjinë bërthamore.
Krahas organizatave ekologjike si Greenpeace e BUND, protesta kundër përdorimit të energjisë nukleare u mbështet edhe nga Partia e Gjerlbër dhe partitë e majta në vend.
Protestuesit kritikuan vendimin e marrë vitin e kaluar nga qeveria gjermane për të zgjatur periudhën e punës së centraleve bërthamore, dhe kërkuan mbylljen e menjëhershme të centraleve në fjalë.
Protesta të ngjashme u organizuan edhe në Romë, Kryeqytetin e Italisë.
Protestuesit mbrojnë mendimin se energjia bërthamore nuk është një burim i vazhdueshëm dhe bënë thirrje për përdorimin e enrgjive të rinovueshme.