Elektrocentral solar do të ndërtohet në Serbi
Beograd, 29 qershor - Gurë themel për ndërtimin e elektrocentralit me energji solare do të vendoset së shpejti në malin Zllatibor, lajmëruan mediat serbe.
Për këtë qëllim, marrëveshje për ndërtimin e mini-elektrocentraleve dhe elektrocentraleve me energji solare u nënshkrua mes Elektroekonomisë së Serbisë, kompanisë Dunav osiguravanje dhe komunës Çajetina.
Sipas vlerësimeve, ndërtimi i kolektorëve solarë në këtë lokalitet do të kushtojë dy milionë euro, ndërsa pritet që kolektori i parë të jetë gati deri në fund të vitit.