Ekspertët francezë prezatojnë politikat BE-së për ndotjen e ajrit në Prishtinë
Prishtinë, 29 nëntor - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation (BGF) organizojnë një konferencë mbi ndotjen e ajrit dhe planifikimin urban në Prishtinë.
Kjo konferencë e nivelit të lartë do të ofrojë mundësinë e diskutimt mbi sfidat politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban, ku ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e BE-së në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikim Urban.