Ekonomia e Kosovës po vuan nga mungesa e rrymës
Prishtinë, 5 shtator - Ekonomia e Kosovës sipas Aleances Kosovare të Bizneseve (AKB), po vuan nga mungesa dhe ndërprerja e shpesht e rrymës ku kjo gjendje po dërgon një mesazhe të keq në botë së sa vështire është te jetosh dhe punosh ne Kosovë pa rryme e fajtore është KEK-u.
Hamdi Jaha, drejtor i Departamentit për Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, tha se AKB-ja vazhdon misionin e saj te mbroje interesat e biznesit vendor.
AKB-ja bashkë me ju jemi dëshmitar që KEK-u po vazhdon të mos furnizojë me rregull qytetarët dhe bizneset e Kosovës me energji elektrike e kjo është një shqetësim i madh për ne, por edhe një penges për rritjen dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Ekonomia e Kosovës po vuan nga mungesa dhe ndërprerja e shpesht e rrymës, kjo gjendje po dërgon një mesazhe te keq ne bote se sa vështire është te jetosh dhe punosh ne Kosovë pa rryme e fajtore është KEK-u.
"Në asnjë vend nuk shkojnë investitor të fuqishëm aty ku nuk ka energji elektrike të mjaftueshme, por alternativ kanë gjeneratorin, e kjo e ka bërë që nga viti 2007 e këndej kemi rënie te investimeve, mungesa dhe ndërprerja e energjisë ka pas rolë kyçe si pengës për investimet e huaja direkte."
Investitorët vendor sipas AKB-së po ashtu kanë probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike e KEK-u është treguar i pamëshirshëm ndaj bizneseve tjera duke i kushtëzuar me investime jo vetëm për veti, por edhe për qytetarët tjerë me disa qindra mijra euro dhe prapë ballafaqohen me ndërprerje pa paralajmërim duke ju krijuar humbje në procesin e prodhimit dhe avari në teknologjin prodhuese.
Pas 10 shtatorit, kur hapen portat për mallrat serbe në Kosovë forca konkurruese do të rritet, bizneset kosovare duhen të kenë rrymë të vazhdueshme për të përballuar këtë fluks për kundrazi do të gjunjëzohen para tyre.
Sot para jush do ti prezantojmë fakte të reja për problemet që KEK-u po ia shkakton bizneseve japim detajet për një nga kompanitë më të mëdha në vend Posta dhe Telekomi i Kosovës, e cila ka adresuar një ankesë në AKB me 2 shtator 2011, por edhe në institucionet tjera për problemet që KEK-u po i shkakton gjigantit të ekonomisë kosovare, tha Hamdi Jaha.
Përkundër pakënaqësive që janë duke i shprehur shumë biznese si rreth vendimit të ri të KEK-ut ashtu edhe për reduktimet e shumta që është duke u shkaktuar atyre, kjo ndërmarrje publike që e mban monopolin për furnizimin e vendit me energji elektrike AKB-ja edhe një herë shpreh shqetësimin e saj për këto veprime të papërgjegjshme nga kjo ndërmarrje.
D.m.th.përpos bizneseve private, KEK-nuk po e kursen ti sjellë telashe dhe probleme të njëjta edhe ndërmarrjeve publike, siç është në këtë rast Posta dhe Telekomi i Kosovës. Me këtë politikë që po e bënë KEK-u vetëm sa po ngarkon edhe më shumë bizneset.
1. PTK-ja muajve të fundit i është nënshtruar restreksioneve të mëdha nga ana e KEK-ut pa kurrfarë arsye dhe paralajmërimi.
2. PTK-ja është dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga mungesa e energjisë elektrike duke pësuar dëme të konsiderueshme në aspektin operativ dhe financiar.
3. Këto reduktime nga ana e KEK-ut kanë shkaktuar probleme tepër të mëdha në operimin teknik të PTK-së në telekomunikimin vendor dhe ndërkombëtarë.
4. PTK është e indinjuar me faktin që ndonëse është kompania më e madhe në vend nuk është kursyer nga restreksionet e KEK-ut, madje për ironin më të madhe ka kaluar nga kategoria A+ në kategorinë C, edhe pse është parapaguese e rregullt e obligimeve ndaj KEK-ut.
5. PTK habitet me faktin që nuk ka pasur asnjë reagim nga askush për mbrojtje të interesave dhe pasurisë së PTK-së, me këtë dëm që i ka shkaktuar KEK-u.
I bëjmë thirrje edhe një herë KEK-ut dhe qeverisë e cila duhet te ndërmarrë dhe hapa konkret pasi që këto veprime nuk e qojnë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së performancave të bërit biznese në Kosovë.
Ndërsa Sylejman Konushevci, pronar nga fabrika e vajit Intercompany, apeloi tek institucionet qeveritare që vendimin e KEK-ut ta anulojnë. Ai tregon se kanë investuar mijëra euro që të sjellin rrymën deri te fabrika.
Marrja e avansit prej 25 për qind është e palejueshme. Ne paguajmë mbi 260 mijë euro në vit dhe KEK-ut rreth 65 mijë euro, e cila është e lejueshme, tha Sylejman Konushevci.
Ismet Beselica, nga fabrika e bllokave Eurobllok, tha se është e palejueshme ajo ë bënë KEK-u dhe pasojat e saja tash disa vjet nuk ndalen. Ai kërkon ndihmën e organeve përgjegjëse pë ndalimin e këtij vendimi dhe zgjedhjen e problemit.
Ismet Bojku nga Devolli tha se situata energjetike nuk po përmirësohet. Së kthejllti nga qielli KEK-u kërkon avans 25 për qind apo pages vjetore mbi 60 mijë euro që është e patolerueshme.
Investimet po ngulfaten e nuk po lehtësohen. Ne nuk po përkrahemi nga shteti sikur ndodh nga shtetet e regjionit dhe nuk po mundemi të garojmë me ato prodhime të subvencionuara.Derisa shtetet e rajonit subvencionojnë eksportin tek ne ndodh e kundërta shtohen ngarkesat dhe barrierat, tha Bojku.