Egjipt, u hodh në erë një gazsjellës
Kajro, 9 prill - Një shpërthim i fuqishën buçiti mbrëmë në tubacionin e eksportit të gazit natyror në Egjipt, në veri të Gadishullin Sinai.
Nëpërmjet këtij tubacioni gazi furnizohej në Izraelin fqinj dhe në Jordani. Sulmit iu nënshtru sektori i gazsjellësit në afërsi të qytetit port El-Arish.
Ky është tashmë incidenti i 14-të i ngjashëm që nga viti i kaluar, kur në Egjipt filluan aksionet e protestës kundër regjimit në fuqi të Hosni Mubarak.