E mërkura dhe e enjtja parashihen të shenojnë vlerat të larta të temperaturave
Prishtinë, 6 gusht - Mot me diell dhe me temperatura tipike verore do të përfshihet vendi për gjatë pesë ditëve ne vazhdim, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa , maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë Celsius. Indeksi i UV (rrezeve ultraviolete) do të jetë i lartë , në shkalllën e rrezikshmëris, prandaj personat me probleme kronike, preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa ma shum lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura.
Dita e mërkurë dhe e enjte, parashihen të shenojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.
Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënje në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës.
Temperatura për 3-5 gradë Celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 m.
Gjatë diteve ne vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.