24 Dhjetor 2024

Dy persona deshën të vetëdigjen para MPMS-së

Prishtinë, 8 nëntor - Pas tentimit të vet-djegies së dy qytetarëve para MPMS-së, me qëllim të njoftimit real dhe objektiv të opinionit, MPMS përmes këtij  njoftimi sqaron opinionin se në fillim të muajit prill (02.04.2013) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me KEK-un për ngritjen e shkallës së punësimit, zhvillimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

Ky memorandum ka pasur për qëllim punësimin e një kontingjenti të caktuar të punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punësimit si të papunë, në KEK.

Po ashtu në këtë memorandum janë paraparë edhe kriteret për përzgjedhjen e punëkërkuesve, ku pos tjerash kriter është edhe mosha nën 40 vjeçare, duhet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale, gjithashtu duhet të jenë të regjistruar në zyrat e punësimit si punëkërkues.

Konform këtij memorandumi edhe është bërë shpallja publike në zyrat e punësimit, që gravitojnë në rrethinën e KEK-ut, siç janë Prishtina, Besiana, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.

Pas pranimit të aplikacioneve, komisioni i përbashkët i MPMS dhe KEK ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në zyrat e punësimit dhe ka përzgjedh fillimisht të gjithë kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e parapara sipas memorandumit të lartcekur. Në intervistë janë ftuar të gjithë aplikuesit.

Pas zhvillimit të intervistave me kandidatët aplikues, komisioni ka përzgjedhur 120 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara në memorandum.

Në mesin e të ftuarve në intervistë kanë qenë edhe këta dy qytetarë, që tentojnë të vet-digjen para MPMS-së. Këta persona nuk e kanë plotësuar kriterin e pikës V/1.3, që do të thotë se janë mbi moshën 40 vjeçare. Që të dy këta persona vazhdojnë në kontinuitet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale, thotë kumtesa nga MPMS.

Komisioni intervistues gjatë intervistimit ka pasur kujdes se ata që do të pranohen të jenë fizikisht shumë të aftë për shkak të specifikave delikate të punës në KEK (lartësia ku do të zhvillohen punët, ambienti tejet i ndotur me pluhur, puna ekskluzivisht fizike etj), ku në mesin e shumë aplikuesve që nuk i kanë plotësuar këto kritere janë edhe këta dy persona.

MPMS-ja, lidhur me këtë rast, jane respektuar te gjitha procedurat Ljigjore dhe procedurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)