Dubai do të bëhet i pajetueshëm
Dubai, 29 tetor - Sipas një studimi nga Universiteti Loyola Marymount dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, ndryshimi i klimës mund të bëjë që qytetet e mëdha në një pjesë të rëndësishme të Lindjes së Mesme, në rajonin e Gjirit Persik të pasur me naftë, të bëhen të papërshtatshme për njerëzit, shkurt të pajetueshëm.
Kjo gjë nuk varet nga akullnajat që po shkrijnë dhe ngritja e nivelit të detit, por shkaktari kryesor do të jenë temperaturat e larta.
Temperaturat në mbarë botën po vazhdojnë të rriten si pasojë e gazrave serë. Gjiri Persik, i cili tashmë po përjeton temperaturat më ekstreme në Tokë, do të jetë i pari që do të arrijë në një nivel të tillë, ku njerëzit nuk do të mund të jetojnë dot më në atë vend.
Në vitin 2100, shumë rajone përgjatë Gjirit Persik, të tilla si Dubai, do të arrinë një vlerë të temperaturës ajore 31 ° C në një ditë mesatare dhe në ditët më ekstreme mund të tejkalojë vlerën vdekjeprurëse prej 35 ° C.