Dorëzohet përgjigja në padinë e KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj
Prishtinë, 2 mars - Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë në konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.
Kompania “Kelkos” e cila merret me ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan, ka ushtruar padi për shpifje kundër aktivistes Shpresa Loshaj, nga e cila kërkojnë 100 000 euro për kinse dëmtim imazhi.
Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditën aktivistin Adriatik Gacaferi me 10,000 euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë Kelkosit.