28 Dhjetor 2024

Dorëzohen mbi 16 000 nënshkrime për energji më të pastër

Tiranë, 17 tetor - Një grup i OSHC-ve nga Evropa Juglindore (SEE) përfshirë Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) nga Kosova, i dorëzojë mbi 16 000 nënshkrime peticioni Miguel Arias Cañete, Komisionerit të BE-së për Energji dhe Ndryshime Klimatike, njëherish bashkë-kryesuesit të  Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, sot para takimit të tij në Tiranë, Shqipëri.

Peticioni rajonal është bazuar në tri kërkesa: rritjen e efiçiencës së energjisë në shtëpi, pastrimin e sistemeve të korruptuara energjetike të rajonit, dhe adoptimin e përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave klimatike të BE-së.

Peticioni është nënshkruar nga 16,229 qytetarë nga vendet e EJL-së 1 që janë anëtare të Komunitetit të Energjisë.
Peticioni u dha në ditën kur Këshilli i Ministrave miratoi një udhërrëfyes për të ardhmen e Komunitetit të Energjisë.

Udhërrëfyesi përfshin planet për të miratuar legjislacionin shtesë mjedisor dhe të prokurimit, si dhe përmirësime në kontrollet mbi ndihmat shtetërore.

Këto masa janë vendimtare për t\'i dhënë fund standardeve më të ulëta mjedisore nga të cilat banorët e Komunitetit të Energjisë vuajnë në krahasim me BE-në, dhe për të ndalur rrjedhën e parave publike që është duke u tretur në mbështetjen e burimeve të pista të energjisë. Megjithatë, dokumenti është i zbehtë në detaje dhe eveziv në çështjen shumë të nevojshme të forcimit të mekanizmave të zbatimit të Komunitetit të Energjisë.

\"Vetëm brenda një viti, rezultatet e ndotjes së ajrit në Kosovë arrijnë në 835 vdekje të parakohshme, 600 raste të pranimeve në spital, dhe 11 600 vizita emergjente2. Nëse këto janë rezultatet e përdorimit të qymyrit të pistë, a ia vlen të mbështesim projekte të ngjashme në të ardhmen? \", pyet Kushtrim Kaloshi nga OSHC - Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) me bazë në Kosovë.

Dejan Milovac nga OSHC “MANS” nga Mali i Zi, ku një tjetër njësi e termocentralit të linjitit \"Pljevljes\" me kapacitet të instaluar prej 254 MW është planifikuar, thekson rëndësinë e politikave afatgjata.

\"Vendim-marrja dritëshkurtër dhe e papërgjegjshme është tashmë duke lënë gjurmë të pakthyeshme në jetën e milionave në këtë pjesë të Evropës. Qymyri nuk është vetëm duke ndotur ajrin që ne thithim dhe dheun që ne përdorim për të sjellë ushqim për familjet tona, por është edhe duke korruptuar thellësisht të ardhmen e fëmijëve tanë, duke i lënë ata të përballen me pasojat e së nesërmes.\"

Ndërkohë që Shqipëria përfundon presidencën e saj të Komunitetit të Energjisë dhe Bosnja e Hercegovina fillon, Ermelinda Mahmutaj nga OSHC \"EDEN Center\" në Shqipëri thotë se avokimi mbi kërkesat e peticionit do të vazhdojë.

\"Politikat aktuale të vendeve të EJL-së premtojne ndaj shtigjeve energjetike e klimatike te BE-së por qe zbatueshmeria e tyre ne praktike nuk realizohet,  prandaj ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, pasi që përmbushja e këtyre kërkesave është i mundur nëse ka vullnet politik dhe me ndihmën bujare të burimeve të energjisë alternative që rajoni ynë ka. \"

Organizatat nënshkruese:

SEE Change Net
Analytica (Macedonia**)
ATRC (Kosovo*)
CEKOR (Serbia)
CPI (Bosnia and Herzegovina)
CZZS (Bosnia and Herzegovina)
DOOR (Croatia)
EDEN (Albania)
Ekolevizja (Albania)
Eko-Svest (Macedonia**)
Forum for Freedom in Education (Croatia)
Fractal (Serbia)
Front 21/42 (Macedonia**)
Green Home (Montenegro)
MANS (Montenegro)
WWF Adria
CEE Bankwatch
Climate Action Network Europe

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)