Dita e sotme do të karakterizohet me mot stabil dhe me diell
Prishtinë, 7 shkurt - Në parashikimi i motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e diele do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.
IHK bën të ditur se në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.