Diskutohet rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë
Prishtinë, 16 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon diskutimin mes qytetarëve dhe kryetarëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë, komuna e Mitrovicës.
Në kërkim të arritjes së një kompromisi, ky diskutim synon të përafrojë qytetarët drejtë zgjidhjes së kësaj çështje.