Diskutohet e ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë
Prishtinë, 8 maj - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KPK) organizojnë konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë”.
Kjo konferencë do të adresoi temat të cilat ndikojnë në të ardhmen e energjisë së ripëtëritshme dhe zhvillimin e këtij sektori.
Gjatë konferencës do të diskutohet për tarifat nxitëse, si një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfaqësues nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës si dhe përfaqësues nga institucionet financiare vendore dhe ato ndërkombëtare