Diplomoi gjenerata e parë e Akademisë së KEDS
Sipas George Karagutoff, Drejtor i Përgjithshëm në KEDS, projekti i Akademisë së KEDS është shtylla kryesore e aktiviteteve të kompanisë në fushën e përgjegjësisë shoqërore.
Akademia e KEDS është shumë afër zemrave tona, 50 studentë në tre muajt e fundit kanë punuar pandërprerë, kanë mësuar nga eskpertë ndërkombëtarë dhe vendor, kanë përfituar njohuri praktike dhe janë bërë gati për sfidat që qëndrojnë pranë tyre."
"Kemi për qëllim të vazhdojmë me këtë projekt, me qëllim të avansimit të njohurive teorike dhe praktike të studentëve ambiciozë, duke ofruar mundësinë e ngritjes dhe ndërtimit si udhëheqës në të ardhmen, deklaroi z. Karagutoff.
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Mesut Serhat Dinc, anëtarë i bordit të KEDS tregoi që në saje të bashkëpunimit me Universitetin Bogazici në Turqi, Universitetin e Prishtinës dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është krijuar platform për ngritje të njohurisë dhe ekspertizës në fushën e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike dhe të menaxhimit të përgjithshëm.
Kemi mbledhur 50 pjesëmarrës nga shkollat e mesme teknike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike i Universitetit të Prishtinës, dhe bashkarisht kemi krijuar programin për të mbuluar nevojat dhe kërkesat shtesë të këtyre studentëve, deklaroi z. Dinc.
Bashkëpunëtorë në realizimin e projektit janë edhe Universiteti Bogazici në Turqi, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Gjatë fjalimit të tij përshëndetës z. Anton Berishaj, Rektor në i Universitetit Publikt të Prishtinës Hasan Prishtina, ritheksojë rëndësinë programit të KEDS dhe ritheksojë që Universiteti do të jetë partner në përpilimin e programeve të tilla që do të ndihmojë që atë që mësohet në shkollë të lidhet me praktikë.
Jam i sigurtë që ky është vetëm fillimi dhe thërras të gjitha institucione të tilla që të aplikojnë formë të tillë në mënyrë që të ofrohet hapësirë për studentë që të performojnë në praktikë."
"Jam jashtzakonisht i bindur që ky do të jetë një shembull që do të nxisë edhe partner tjerë ti afrohen Universitetit të Prishtinës dhe të besojnë në vullnetin tonë drejt përkrahjes së aktiviteteve të tilla. Të gjithë studentët janë fryt i një bashkëpunimi të mirëfilltë, theksoi z. Berishaj.
Fjalim përshëndetës kishte edhe nga partnerë tjerë të projektit. Nga Universiteti Bogazici në Turqi të gjithëve iu drejtua Prof. dr. Tamer Atabarut.
Ne kemi konsideruar programin e Akademisë së KEDS si mundësi të mirë për të ofruar ekspertizën e Universitetit tonë në shërbimin e shoqërisë jasht kufinjëve të shtetit tonë."
"Me anë të Akademisë së KEDS ne kemi për qëllim të përgatitim studentë të shkollave të mesme dhe të universiteteve për punësim duke ofruar njohuri të azhuruara. Ne besojmë që informatat e ofruara do të takojnë nevojat dhe kërkesat e botës së biznesit, theksoi Prof. dr. Atabarut.
Në emër të udhëheqësit të kompanisë prestigjioze Calik, z. Ahmet Calik, të pranishmëve iu drejtua Saim Dinc i cili tregoi për projektet energjetike të kompanisë Calik në mbarë botën.
Ndihemi të lumtur dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të përkrahim projekte të tilla që ndihmojnë zbulimin e talenteve dhe zgjerojnë potencialin e studentëve të fushës së energjetikës., theksoi z. Dinc.
Një prej përkrahësve të Akademisë KEDS, njëherit edhe bashkpronar i Kompanisë Kosovare të Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, z. Nihat Ozdemir, pronar i kompanisë Limak, theksojë që është i lumtur që iu drejtohet të gjithëve në një ngjarje të tillë.
Studentë të nderuar, mirësevini në familjen e KEDS-it dhe ju uroj sukses në këtë fazë të re të jetës suaj dhe të gjithëve ju përqafoj me ngrohtësi. I falenderojë të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt dhe të gjithë pjesëmarrësit që nuk na lanë vetëm, tha në përmbyllje të fjalimit të tij z. Nihat Ozdemir.
KEDS Academy ka qenë një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne, e cila në dërgon drejt ndërtimit të një baze të shëndoshë të Inxhinierëve dhe liderëve të cilët do të shërbejnë në të ardhmen për të mirën e Qytetarëve të Kosovës. Falenderojmë të gjithë ideatorët e këtij projekti për krijimin e mundësive dhe që sollët mbështetje tek ne, faleminderit që ndihmuat në zhvillimin profesional dhe faleminderit që na bëtë të ndihemi shumë të rëndësishëm, deklaruan në fjalimin e tyre përfaqësues të studentëve.
Në prani të shumë Ambasadorëve, përfaqësusëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të organizatave të ndryshme dhe shumë të pranishmëve, në përfundim të ceremonisë, të gjithë studentët pranuan certifikata nga Universiteti Bogazici dhe KEDS si dhe dhurata shtesë nga KEDS.