Dialogu për gazsjellësin Rryma jugore vazhdon
Sofje, 30 mars - Dialogu për statusin e gazsjellësit Rryma jugore nuk është ndërprerë dhe puna në nivel ekspertësh dhe në nivel teknik po vazhdon, deklaroi Ministria e ekonomisë dhe energjetikës në lidhje me letrën e dërguar nga komisionari evropian Gynter Jotinger ministrit bullgar të energjetikës Dragomir Sotjnev.
Në të kërkohen shpjegime për tekstet e ligjit, të miratuara nga komisioni parlamentar mbi energjetikën, me të cilët pjesa bullgare e gazsjellësit Rryma jugore do të përjashtohet nga përpjesëtimi i pakos së tretë energjetike evropiane dhe do të eliminohet kërkesa e detyrueshme që akses te tubacioni të kenë edhe vende të treta.
Nga ministria e ekonomisë saktësojnë se këto tekste janë depozituar me iniciativë të deputeteve dhe ato do të shqyrtohen së shpejti në sallën plenare, gjë që do të garantojë transparencë maksimale.