Dënime të ashpëra edhe për dëmtuesit e mjedisit
Prishtinë, 11 tetor - ProjektKodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka marrë aprovimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është hartuar në përputhje të standardeve evropiane dhe shënon një hap përpara në reformimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. ProjektKodi Penal i Republikës së Kosovës do të përcillet për aprovim në Kuvendin e Kosovës.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mirëpret aprovimin e Qeverisë për këtë Kod Penal dhe e sheh si dicka shumë të rëndësishme drejt rrugës së përmisimit të gjendjes mjedisore në Kosovë.
Ministrit Gashi prej që e drejton këtë ministri ka propozuar dhe insistuar se krimet mjedisore të futen dhe të trajtohen si krime penale edhe ato te futen në Projekt Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Në Projekt Kodin Penal të Republikës së Kosovës janë përfshi në nenin 269/ Ndotja e Ujit te pijshëm, ku parashihen denime të ndryshme në varësi prej shkeljes penale, si:
· Kushdo që me ndonjë materie të dëmshme e ndot ujin të cilin njerezit e perdorin si uje të pijshëm dhe kështu rrezikon jetën apo shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre vjet.
· Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo me shumë personave, kryesi denohet me burgim prej një deri në dymbedhjetë vjet.
Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit është futur në Projekt Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku gjithashtu parashihen denimet në varesi prej veprimeve dhe nivelit të shkeljes penale:
· Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, denohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.
· Kushdo që duke shkelur ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit, lejon ndërtimin apo instalimin e fabrikës ose drejton apo menaxhon fabrikën ose instalimin në të cilën kryhet veprimatri e rrezikshme dhe me këtë rrezikon të shkaktoj vdekjen apo lëndimin e rendë trupor të ndonjë personi, ndotë mjedisin, ajrin, tokën apo ujin ose shkakton dëm në shumë prej 5,000 EURO apo më shume kafshëve, bimëve, ose pasurisë, denohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
· Kushdo që dëmton, shkatërron, heq apo në menyrë tjetër i bënë të papërdorsheme objektet apo pajisjet për mbrojtjen e mjedisit, dënohet më gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
· Kushdo që në kundërshton me ligjin ose urdhrin e organit kompetent, bën prerjen apo shkatërrimin e pyllit ose në ndonjë menyrë tjetër shkatërron pyjet, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
· Kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e drunjëve të prerë tejkalon dy metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Këto jane vetem disa nga penalizimet që janë në Projekt Kodin Penal të Republikes se Kosovës, e ku janë edhe shumë të tjera që perfshijnë vepra penale kundër Mjedisit, Kafshëve, Bimeve dhe Objekteve Kulturore. Ky është një hap më shumë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe se me keto masa ndëshkuese shpresojmë se do të ngritet vetëdijesimi për mbrojtjen e mjedisit në të mirë të mirëqenies dhe shëndetit të qytetarëve të Republikes së Kosovës.