22 Dhjetor 2024

Dëmtohet kablli i tensionit të lartë nga kompania private

Prishtinë, 25 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se si pasojë e dëmtimit nga një kompani private e kontraktuar që po kryen punime tek “Qafa” në Prishtinë ka rënë nga puna Transformatori energjetik T2 i Trafostacionit TS 110/10 kV Prishtina 3, prej orës 14:13 deri ne ora 14: 35.

Si pasojë e dëmtimit pa energji elektrike në këtë interval kohorë kanë mbetur të gjitha daljet 10 kV (kilovolt) që furnizohen nga ky transformator.

Të gjitha daljet 10 kV janë kyçur sërish, përveç daljes 10 kV numër 27, e cila ishte dëmtuar direkt dhe mbetet ende në prishje. Ky nuk është dëmtimi i vetëm.

Kompanitë e kontraktuara disa herë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar prishje të kabllove nëntokësore të tensionit të lartë.

Rasti i fundit ishte dëmtimi i kabllit 35 kV nga kontraktori që po punon në një shkollë përball Kazermës “Adem Jashari”, e cila kishte lënë pa energji elektrike për disa minuta (derisa ishte aktivizuar dalja rezervë) edhe Kuvendin e Kosovës në momentin kur po mbahej seanca plenare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)