22 Dhjetor 2024

Dëmtohet kablli e tensionit të lartë të KEK-ut

Prishtinë, 8 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se sot në ora 8:40 është dëmtuar kabulli  35/10 kV (kilovolt) nga punëkryesit e kontraktuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Ky defekt ka ndodhur në zgjerimin e rrugës Bill Clinton.

Ky kabull furnizon Trafostacionin PR III 35/10 kV. Gjatë intervalit prej prishjes, pra nga ora 8:40 deri 9:20 ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në zonat që furnizohen nga kjo pjesë e trafostacionit.

Përkatësisht, për 40 minuta nuk ka patur energji elektrike si pasojë e kësaj prishjeje një pjesë e lagjes Dardania, një pjesë e Qytezës Pejton dhe një pjesë e Ulpianës.

Por, pa energji elektrike kanë mbetur gjatë këtij intervali edhe Kuvendi i Kosovës dhe Radiotelevizioni i Kosovës pasi furnizohen nga ky trafostacion.

Ndërprerja nuk ishte më e gjatë pasi kanë intervenuar menjëherë ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut, të  cilët e kanë lokalizuar kabullin në prishje dhe e kanë aktivizuar kabullin rezervë.

Në këtë trafostacion shpërndarës janë 17 dalje 10 kV (kilovolt). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)