Demonstrata masive në Gjermani kundër energjisë atomike
Berlin, 29 maj - Në Berlin dhe në rreth 20 qytete gjermane këtë të shtunë kanë dalë nëpër rrugë në shenjë proteste kundër energjisë atomike dhjetëra mijëra njerëz.
Këto demonstrata u thirrën nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit, grupet anti-atomike, sindikatat dhe kishat.
Në kryeqytet organizatorët llogarisin me rreth 30.000 pjesëmarrës. Ndërkohë në Berlin një Komision Etik për energjinë atomike që është ngritur nga qeveria federale po zhvillon konsultime.
Deri të dielën 17 përfaqësues nga shkenca, ekonomia dhe kishat nën drejtimin e ish-ministrit të Mjedisit Klaus Töpfer, dhe studjuesit shkencor Matthias Kleiner, do të japin rekomandimet e tyre përfundimtare.
Të hënën do t\'i dorëzohet një raport zyrtar kancelares Angela Merkel. Mbyllja e shtatë centraleve atomike më të vjetëra në Gjermani siç duket tashmë është punë e kryer.
Ministrat e mjedisit të federatës dhe landeve u shprehën gjatë një takimi në ëernigerode, që të gjitha centralet atomike të kyçura në rrjetin energjetik para viti 1980 nuk duhet të prodhojnë më rrymë.
Ato kanë ndërprerë punën menjëherë pas katastrofës në Fukushima.