ÇOHU! e shqetesuar me dhënën licencës nga ZRRE për “Kelkos Energy”
Prishtinë, 17 nëntor - Organizata ÇOHU! e ka parë me shqetësim dhënën e licencës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për kompaninë “Kelkos Energy” për prodhimin e energjisë për 40 vjet nga hidrocentralet Belaja dhe Deçani.
''Gjithë këtë proces e bënë dyshues edhe përshpejtimi i procedurave, pasi që është raportuar se vetëm dy ditë pasi kompania “Kelkos Energy” i ka dorëzuar dokumentet është futur në rëndin e ditës nga ZRrE.''
''Për më tepër, ZRrE një muaj më parë kishte ndërprerë punën në tri hidrocentralet e kësaj kompanie pasi që nuk kishin leje mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit", thekson ÇOHU!.
Kjo ministri sipas ÇOHU! para dy javëve nuk i kishte dhënë leje mjedisore kompanisë Kelkos për shkak se nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara.
Duke marrë parasysh dyshimet që janë ngritura lidhur me dhënien e kësaj licence, e sidomos dy lejeve mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe deklaratave të ministrit Kuçi, organizata ÇOHU!, me 13 nëntor ka bërë kërkesë për t’u qasur në këto në dy leje mjedisore.
Gjithashtu është kërkuar qasje edhe në dosjen që e ka dorëzuar kompania “Kelkos Energy”, përkatësisht dokumentet që i ka dorëzuar në kuadër të kritereve për të marrë leje mjedisore, por ende nuk kemi pranuar përgjigje nga kjo ministri.
Organizata ÇOHU!, kërkon nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit të jetë transparente lidhur me këtë çështje dhe të ofrojë dokumentet e kërkuara në mënyrë që të zbardhen procedurat e dhënies se dy lejeve mjedisore për kompaninë në fjalë.