Çmimet e gazit arritën në 102.9 euro për megavat-orë
Bruksel, 9 dhjetor - Çmimet e gazit natyral në kontratat me afat në Evropë arritën në 102.9 euro për megavat-orë duke arritur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit.
Çmimi i mbylljes i cili dje ishte 95.8 euro për megavat-orë, u rrit me 7.5 për qind në kontratat me afat që tregtohen në TTF, pikën virtuale të tregtisë së gazit natyror me qendër në Holandë me thellësinë më të madhe në Evropë.
Në këtë mënyrë çmimi i TTF për megavat-orë arriti në 102.9 euro duke shënuar nivelin më të lartë në 7 javët e fundit.
Në këtë rritje efektive ka qenë furnizimi i pamjaftueshëm në periudhën e dimrit kur konsumi i gazit natyror rritet me shpejtësi, norma e ulët në kapacitetin e mbushur në depozitat e gazit natyror dhe ndërprerja e prodhimit në fushën e gazit Troll në Norvegji.
Në një deklaratë më 6 dhjetor nga kompania ruse e energjisë Gazprom ishte njoftuar se nga depozitat nëntokësore të gazit natyror në Evropë ishte përdorur 23.4 për qind e gazit.
Lehtësimi i masave të marra kundër pandemisë dhe pamundësia për të plotësuar kërkesën për gaz natyror në rritje lidhur me kushtet e motit shkaktuan që çmimet në Evropë të rriten në nivel rekord.