Cilësia e ajrit këto dy ditë do të jetë relativisht e mirë
Prishtinë, 2 janar - Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 - 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.
Kushtet biometeorologjike të motit sipas IHK-se do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënoj vlera të pashëndetshme.