Chabert ri-theksoi mbështetjen Franceze ndaj Ministrisë së Mjedisit
Prishtinë, 28 shtator - Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, ka takuar sot Ambasadorin Francez Didier Chabert nga i cili pranoi urimet me rastin e marrjes së mandatit si ministre.
Ministrja Reshitaj falënderoi Ambasadorin për kontributin dhe bashkëpunimin e tij me institucionet e vendit në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti Francez.
Përveç kësaj Ministrja Reshitaj e informoi Ambasadorin Chabert mbi prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ministrja dhe Ambasadori u zotuan për vazhdimin e projekteve të bashkëpunimit mbi çështjet e mjedisit posaçërisht ato të ujërave, turizmit të gjelbër dhe mbrojtjes së ambientit.
Zotëri Chabert në fund ri-theksoi mbështetjen e fuqishme Franceze ndaj dikasterit të cilin udhëheq Ministrja Reshitaj.