Çekia këmbëngul për zhvillimin e energjisë bërthamore
Pragë, 24 mars - Çekia do të vazhdojë të insistimin në zhvillimin e energjisë bërthamore, tha kryeministri çek, Petr Necas, në Vjenë.
Necas, që ndodhet për vizitë në Austri, deklaroi se pa energjinë bërthamore, Çekia nuk ka mundësi të ruajë pavarësinë ekonomike dhe nuk mund të pakësojë shkarkimin në mjedis.
Gjatë takimit me Petr Necas, presidenti austriak, Heinz Fischer, shprehu shqetësim për zhvillimin e energjisë bërthamore.
Austria kundërshton zhvillimin e energjisë bërthamore për shkak të sigurisë. Çekia ka marrë vazhdimit kritika nga Austria, për centralet bërthamore.
Vizita e kryeministrit çek në Austri, erdhi pas incidentit në centralin Daiichi të Fukushimës.