Calik Limak sot merr nën menaxhim Distribucionin e KEK-ut
Një nga kushtet që ka, është që ta bëjë pagesën e transaksionit madje shumën e tërë dhe jo me rata, të cilën, nëse i referohemi shoqërisë civile, Kosovo Çalik Limak Energy as nuk është duke e bërë.
Aktivistë të saj, pohojnë se kompania nuk po mendon ta bëjë pagesë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për mosngritje të çmimit të energjisë. Përkundër kësaj , ata paralajmërojnë se, në asnjë mënyrë, nuk do të lejojnë ngritje të çmimit të energjisë.
Në anën tjetër, në ZRRE nuk e pranojnë se kanë ndonjë presion, përderisa zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuim edhe Furnizim me Energji nuk tregojnë nëse është bërë ende ndonjë pagesë apo jo.
Ndryshe Konzorciumi Limak-Calik nga Turqia ka ofruar çmimin më të lartë prej 26 milionë e 300 mijë euro dhe është shpallur ofertuesi i preferuar për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Kompania Limak ka koncesionuar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari për 20 vite.