Çalik-Limak nuk investon më shumë se KEK-u në Distribucion
Prishtinë, 10 prill - Konsorciumi Kosovo Çalik-Limak Energy nuk do të ofrojë dinamikë më të lartë të investimeve në rrjetin e shpërndarjes sesa që kishte derisa këto asete kanë qenë në pronësi të shtetit.
Rreth 300 milionë eurot e premtuara se do të investohen në 15 vjetët e ardhshëm janë të ngjashme me ato që ka investuar KEK-u në rrjet gjatë viteve të fundit.
Këto fakte janë pjesë e vlerësimit përfundimtar për operator të sistemit dhe shpërndarjes, i cili është publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, shkruan Koha Ditore.
Në shqyrtimin e shtatë tarifor është përfshirë edhe kompania Kosova Çalik-Limak Energy, e cila ka dërguar një shkresë në ZRRE, pasi e njëjta pritet ta marrë menaxhimin e KEDS-it, duke filluar nga muaji maj